Ilda Bejleri flet për konfliktin me Shakohoxhën.

322

Prej largimit të Ilda Bejlerit nga Digitalb, mes saj dhe Dritan Shakohoxhës ka pasur një lloj konflikti që është pasuar me deklarata të njëpasnjëshme nga ata.

Konflikti nisi pas një deklarate të Shakohoxhës në Pushime on Top, ku u shpreh se ka qenë ai që e ka marrë Ildën në Supersport dhe tani ishte po ai që vendosi që ajo të largohej për të vazhduar karrierën diku tjetër.

Ilda iu përgjigj kësaj deklarate me një postim në Instastory, ku shkruante se nga puna të heqin dhe të marrin pronarët, jo komentatorët e ndeshjeve. Sot, e ftuar në Wake Up, e pyetur nga Ori, Ilda e ka prekur sërish këtë temë.

Konflikt real ska pse të ketë sepse ne jemi dy njerëz që janë secili në punë të vet. Në 11 vjet unë nuk e kam pyetur Shakohoxhën për asgjë, kështu që ajo mu duk pak e tepruar. Gjithsesi vazhdon seriali Burra që urrejnë gratë, kështu që nuk ka asgjë për tu çuditur.

Shakohoxha është ndër ata njerëz që unë nuk e kuptoj çfarë profesioni ka, sepse një herë del menaxher gazetarësh, një herë menaxher futbollistësh, një herë del brigadier, një herë drejtor, një herë komentator, kështu që i uroj të gjejë veten, mbi të gjitha, është shprehur Ilda.