Dajë dhe nip, ja për kë këngëtarë shqiptarë bëhet fjalë.

454

Estto është një prej artistëve të rinj, i cili ndonëse në fillimet e tij, ka arritur të krijojë identitetin si këngëtar. I njohur së fundmi për bashkëpunimin me këngëtaren Çiljeta Xhilaga me këngën A je mirë, zëri karakteristik i Esttos nuk të lë indiferent.

Nëse mendoni se timbri i tij ka ngjashmëri të madhe me solistin e grupit Energy Band Besnik Qaka, keni plotësisht të drejtë. Dhe kjo ngjashmëri nuk është aspak rastësore. Besniku dhe Estto kanë lidhje familjare, e përkatësisht dajë dhe nip.

Çiljeta Xhilaga dhe Estto ishin të ftuar këtë të hënë në programi Rudina ku artisti i ri zbuloi edhe lidhjen familjare me këngëtarin e njohur.