Merrni këto masa për ta mbajtur larg syrin e keq.

1683

Në disa kultura e quajnë syri i keq. Psikologjia moderne mund ta quajë depresion, bota e farmaceutikës mund ta quajë lodhje pa shkak, etj. Është e vërtetë që nuk i kemi të gjitha përgjigjet, por një gjë është e sigurt: ndonjëherë përjetojmë një valë emocionesh negative, mendimesh dhe përvojash në të cilat trupi, mendja dhe shpirti ynë reagojnë dhe zakonisht nuk kemi një shpjegim për këtë.

Të vendosni të hiqni qafe negativitetin është hapi i parë. Sa më i fortë të jetë vullneti juaj, aq më mirë. Përdorni fuqinë e ujit dhe vetitë e tij pastruese. Bëni një banjë të ngrohtë, përdorni pak kripë dhe vajra esenciale bimësh me veti pastruese dhe kurative si eukalipti, mentja, sherebela, etj. Por mos i përdorni këto të fundit direkt në lëkurë.

Kërkoni ndihmë nga hyjnitë tuaja, universi apo të gjitha forcat e larta në të cilat keni besim. Hapi i parë është të kuptoni se keni nevojë për ndihmë dhe të lini mënjanë krenarinë tuaj. Nëse kërkoni ndihmë, ju dëgjojnë. Bëni një pastrim të mirë të shtëpisë, largoni çdo gjë që është akumuluar dhe nuk ju nevojitet më.

Gjithmonë mbani parasysh se duhet të bëni hapa të vegjël për të ecur përpara. Të kërkosh ndihmë nuk është një shenjë dobësie dhe çfarëdolloj situate qoftë, ju jeni më të fortë nga sa mendoni dhe do ti tejkaloni gjithmonë pritshmëritë tuaja.