E imition në Al Pazar, Eni Çobani ka 1 fjalë për Agron Llakën

892

Agron Llakaj në mesin e personazheve të njohur që zgjedh në imitojë në punën e tij si aktor ka pikasur edhe me rolin e juristes Eni Çobani.

Drejtuesja e rubrikës shumë të ndjekur Shihemi në gjyq te E diela Shqiptare, është pyetur për ndjesinë e saj kur sheh aktorin ta imitojë në Al Pazar. Eni ka qenë e ftuar në emisionin Treshat në Tring dhe për këtë temë është pyetur nga gazetarja Bora Zemani.

A të bën të qeshësh Agron Llakaj, u pyet juristja e cila u përgjigj me një fjalë të vetme dhe prerazi Jo, duke nënkuptuar kështu se ajo nuk e kupton dot rolin dhe humorin që Llakaj bën me personazhin e saj.

Ndonëse edhe më herët Eni e ka shprehur pakënaqësinë nga imitimit që i bëhet nga humoristi, duket se ende nuk ka bërë paqe me të siç u tha se ndodhi gati 1 vit më parë.