Sa shumë ka ndryshuar Floriani i hitit “Ngjyra e kuqe”

816

Këngëtari, Florian Beqiri u bë pjesë e skenës muzikore që në moshën pesë vjeçare, po në këtë moshë ai arriti të mbledh adhurues të shumtë të këngëve të tij.

“Ngjyra e kuqe”, është kënga, e cila ia hapi dyert për rrugëtimin e tij drejtë skenës së muzikës. Për të qëndruar afër fansave të tij, Floriani është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku publikon fotografi të ndryshme, nga jeta e tij.

19 vjeçari së fundmi në Instagram ka publikuar një fotografi, në të cilën duket shumë ndryshe. ”Hajde zemer” titullohet projekti i fundit i Florianit që e solli në bashkëpunim me Estton. Kënga është publikuar në muajin dhjetor të 2018-së dhe që deri më tani numëron mbi 4 milionë klikime në Youtube./21Media


https://youtu.be/ghrpsyxGVe4