Morena: Më mirë një qen shok se shokun qen

562

Morena Taraku nuk është vetëm figurë e bukur që zbukuron kopertinat e revistave, që këndon e duket si yll ndërkombëtar në çdo skenë videoklipi, por është edhe vajza elokuente që në çdo intervistë befason me përgjigje të mirë menduara.

Morena, nuk është rastësisht kjo që është. Ardhur në këtë jetë nga dy prindër të ngritur, rritur me gjithë dashurinë dhe adhurimin e të gjithëve, ajo që fëmijë ishte ylli më shkëlqyes në zemrat e familjarëve e të afërmeve.

Pastaj, fitoi një kurorë, u be miss dhe u njoh nga të gjithë. Një kuror për të ishte thjesht një kuror.

Ajo studioj gazetarinë dhe i hyri botës së muzikës, ku për një kohë të shkurtër u bë yll i diskografisë muzikore shqiptare.

Së fundi, suksesi i saj ka tejkaluar edhe kufinjët shqiptar.

Dhe, kur Morena po jetontë në “qiellin e shtatë”, duke shijuar nektarin e punës së gjatë, ca njerëz i dolën kundër, duke dashur ta lëndojnë, madje shumë.

Me sa duket, e bukura është mërzitur me të gjithë, aq sa i ka fshirë nga faqja e saj në Instagram të gjithë “shokët”, duke lënë vetëm qenin e saj të dashur, Moi.

Më mirë një qen shok se një shok qen. Hë?