Shqipëria më pak shanse për një datë të hapjes së negociatave në vjeshtë

313

Eduard Kukan ish deputet i Parlamentit Europian mendon se Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë për hapjen e negociatave me BE-në.

Në një intervistë për mediat sllovake, Kukan flet për procesin e integrimit te vendeve te ballkanit perendimor dhe mes të tjerash thotë se nëse gjasat që të ketë një datë për Maqedoninë e Veriut janë konkrete, ky skenar është më pak real për Shqiperinë.

“Shqiperia ka më pak mundësi për një datë në vjeshtë. Ata kanë për të implementuar reformën në drejtësi. Opozita ka braktisur përlamentin dhe shqiptarët ende nuk po arrijnë një marrëveshje.

Kjo gjë do ta bënte joreale për Shqipërinë marrjen e një datë për hapjen e negociatave në këto momente, u shpreh ish eurodeputeti Kukan për SFPA ( agjenci sllovake lajmesh).