Ja kush janë VIP-at shqiptarë që kanë pranuar se vuajnë nga depresioni ose ankthi.

180

Nëse personazhet e huaj publik e kanë më të lehtë për të folur rreth kësaj teme, të cilët duket qartë se nuk e njohin kompleksitetin duke ndarë me mediat periudhat e errëta të jetës së tyre, për VIPat shqiptar duket se kjo temë është ende tabu. Megjithatë disa prej tyre kanë lënë mënjanë komplekset dhe janë shprehur hapur duke rrëfyer pa dorashka se në fund të ditës edhe ata si çdo njeri tjetër janë janë humanë dhe përtej shkëlqimit dhe dritave të prozhektorëve që karriera u dikton, kanë edhe ata periudha të errëta dhe momente të vështira.

Sara Hoxha, Trashëgimtarja e Top Media po përjeton për herë të dytë ndjesinë e ëmbël të shtatzënisë, por që duket se kësaj here kjo periudhë nuk ka qenë dhe fort e lehtë për të. Nëpërmjet një postimi të gjatë në instagram, mami i Londonit ka rrëfyer me sinqeritetin që e karakterizon, se kohët e fundit ajo ka përjetuar ndjenja ankthi dhe depresioni, madje duke mos patur dëshirë të dalë fare nga shtëpia.

Gjatë javëve, muajve të fundit gjërat nuk kanë qenë të lehta. Nuk është nevoja të them që për shkak të gjithçkaje që ka ndodhur në jetën time unë kam vuajtur nga ankthi dhe depresioni para lindjes. Kam refuzuar të dal me miqtë e mi ose të jem shumë aktive në jetën time dhe ndonjëherë e gjej veten të vetmuar dhe të mërzitur. Javën e kaluar nëna dhe motra ime më ofruan të më merrnin në një udhëtim në Capri dhe është diçka për të cilën debatova duke thënë jo për shumë herë. Deri në orën e fundit nuk e dija nëse do ta bëja atë fluturim.

Edhe Lori Hoxha është treguar gjithmonë e hapur për të ndarë me ndjekësit e saj në instagram, periudhat e vështira kur i është dashur të luftojë me akthin, stresin, e depresionin. 25 vjeçarja ka rrëfyer se ajo ka patur shpesh probleme të tilla në jetën e saj, dhe periudha e fundit ka qenë vetëm pak kohë më parë, kur Lori për ta kaluar situatën e vështirë u largua për disa kohë në Londër dhe duke hequr dorë edhe nga rrjetet sociale, e duket se për Lorin ka funksionuar.

Dafina Zeqiri, Këngëtarja seksi surprizoi disa ditë më parë, teksa postoi në instastory një të vërtetë të jetës së saj, për të cilën nuk kishte folur kurrë. Madje kjo e vërtetë duket se u bë edhe më e frikshme për vetë faktin se Dafina pranoi se as familja e saj nuk është në dijeni të kësaj gjëje. Teksa postoi një foto të aktores së njohur Jada Pinket Smith, në të cilën fliste për problemet e shëndetit mendor, këngëtarja shqiptare shkroi disa rreshta në të cilat zbuloi se edhe ajo ka vuajtur nga këto probleme e kryesisht nga depresioni. Disa prej gjërave që familja dhe fancat e mi nuk do ta kishin menduar kurrë se i kam kaluar. Depresioni është real dhe mund të jetë i dukshëm. Mos u mashtroni nga një buzëqeshje. Flisni, kujdesuni për njëri tjetrin. Mos e merrni mirësinë për dobësi, do të shkruante këngëtarja duke marrë më pas qindra mesazhe mbështetjeje nga fansat.

Aleks Seitaj, një ndër aktorët më të rinj të Portokalli ka patur një rrëfim tejet të sinqertë sa i përket kësaj teme. Disa muaj më parë ai ka treguar për Panorama Plus se kur ka qenë në shkollë të mesme ka qenë shenjestër e bullizmit dhe kjo gjendje e ka çuar atë drejt depresionit. Madje duke marrë parasysh moshën delikate asokohe, Aleksi ka pranuar se ka tentuar edhe të vrasë veten. Ndërkohë pasi e ka kaluar këtë periudhë të errët të jetë së tij aktori është shprehur se tani ajo periudhë është shndërruar në një burim frymëzimi, duke folur kundrejt sensibilizimit të njerëzve që vuajnë nga depresioni, ankthi apo probleme të tjera psikologjike.

Alban Ramosaj, këngëtari simpatik ka përdorur gjithashtu rrjetin social instagram për të treguar se ankthi është pjesë e jetës së tij. Një prej ndjekësve të tij e ka pyetur Albanin nëse ai ka ankth dhe përgjigja e tij ishte e menjëhershme. Po kam herë pas here. Është e rëndësishme për ta kuptuar se nuk është asgjë më tepër se një reaksion që ndodh në trurin tuaj dhe asgjë sdo tju ndodhë, është shprehur Ramosaj.

Roza Lati, duket tip moskokëcarës, por edhe Roza nuk i shpëtuar depresionit. Papunësia ka qenë shkaku që e ka bërë moderatoren të kalojë një periudhë shumë të vështirë rreth tre vite parë. Lati asokohe ishte moderatore në televizionin më të ri Agon Channel dhe mbyllja e menjëhershme e televizionit bëri që Roza të mbetet për një periudhë të mirë pa punë. Kam qenë depresive dhe shkak u bë papunësia. Unë një vajzë që nuk pres asgjë nga askush, më duhej të pajtohesha me faktin që mami do më paguante shpenzimet e mia. Kam takuar psikolog dhe psikiatër sepse kisha shumë ankth. Ata më sugjeruan që të dal në natyrë dhe të preke me duar tokën, sepse në këtë mënyrë toka thith të gjitha energjitë e mia negative, ka rrëfyer Roza në programin e Rudina Magjistarit pak muaj më parë.