Aksident i frikshëm, Benzi përplaset me autobusin

261

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në afërsi të Urës së Topojanit në Shupenzë të Dibrës.


Një autmojet tip “Benz Mercedez” me drejtues shtetasin A.K. është përplasur me një autobus që drejtohej nga shtetasi B.Xh. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre pasagjerë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.


Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.