Lori Hoxha pranon hapur se përdor…

588

Trashëgimtarja e Top Medias, Lori Hoxha është padyshim një ndër femrat më të ndjekura në Instagram. Ajo është tejet e pëlqyer për mënyrën e të veshurit, e megjithatë, ka edhe ndjekës që nuk i kursejnë kritikat apo komentet denigruese. Së fundmi, Lori duket se ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e kanë akuzuar vazhdimisht për përdorim photoshopi.

Unë jam e vogël në përgjithësi dhe beli im ka qenë gjithmonë i hollë. Po, brinjët e mia janë të gjitha aty. Po beli im duket më i hollë kur ulem, për shkak të kofshëve të mbushura. Po unë i rregulloj pak fotot e mia.

Më lini të jetoj, ka shkruar Lori Hoxha, pasi një ndjekëse e ka pyetur specifikisht për belin e hollë, që jo pak herë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Mesa duket, trashëgimtarja e Top Medias ka vendosur të tregohet me këta të fundit e sinqertë.