Gazetari shqiptar përballë kryeministres serbe me bluzën: Sapo dolëm nga mali.

353

Kryeministrja serbe Ana Bernabiç ka marrë sot pjesë në inaugurimin e një pike kufitare në Tabanov Preshevë, ku është takuar edhe me gazetarin shqiptar nga Maqedonia, Furkan Saliu. Në momentin e përballjes me kryeministren serbe ai është shfaqur i veshur një bluzë krejt të veçantë.

Në bluzë ishin fotografitë e disa prej personazheve shqiptarë më të njohur në botë, mes tyre Dua Lipa, Rita Ora, Inva Mula, Shën Tereza, Bebe Rexha, etj.

Fotot e personazheve ishin të shoqëruar me shkrimin Sapo dolëm nga mali.

Nuk dihet cili ka qenë reagimi i kryeministres serbe, e cila kohë më parë kishte deklaruar për shqiptarët se Janë njerëz të ardhur nga mali.