Shenjat dhe shkaqet e lodhjes kronike, kurat natyrale.

367

Sindroma e lodhjes kronike është një çrregullim që e plogështon njeriun në mënyrë të vazhdueshme. Ndonjëherë, njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë e kanë të pamundur të shpjegojnë se çfarë po ndodh me organizmin e tyre. Deri më tani, nuk ka një kurë të mirëfilltë për sindromën e lodhjes kronike dhe diagnostifikimi i saj është i vështirë.

Ajo që dihet është se sindroma ka të bëjë me një kombinim faktorësh, ndonëse mjekët dyshojnë se ajo nis pas një viroze ose trauma fizike apo emocionale. Sindroma e lodhjes kronike mund të nxitet edhe nga prishja e ekuilibrave të disa gjendrave në organizëm, problemeve të imunitetit e të tjerë.

Simptomat E Sindromës Së Lodhjes Kronike. Rëndesë, ngadalësi në të menduar dhe vepruar, rraskapitje fizike dhe mendore që nuk përmirësohet, vështirësi në përqendrim apo në qasjen e kujtimeve afat shkurtra, dhimbje sporadike të kyçeve, dhimbje të fytit dhe dhimbje koke.

Nga të dhënat e AgroWeb.org disa nga trajtimet më të mira të Sindromës së Lodhjes Kronike janë një kombinim i aktivitetit fizik dhe terapisë psikologjike. Aktiviteti fizik duhet të jetë i lehtë dhe i personalizuar me ndihmën e një profesionisti. Mjekët munden të rekomandojnë edhe këshillim të personalizuar tek psikologu që pacienti të rimarrë kontrollin e jetës së tij.