Pengmarrje për 10 mijë euro/ E dashura futi në kurth 31 vjeçarin

363

Një shtetas shqiptar që mbahej peng në Greqi u lirua pas operacionit “ Korinthos” që u koordinua nga policia e Tiranës në bashkëpunim me policinë e vendit fqinj.

Sipas burimeve nga blutë e kryeqytetit Jetmir Terrollari mbahej i izoluar prej disa ditësh dhe për lirimin e tij pengmarësit këkronin një shumë prej 10 mijë eurosh nga familjarët.

Mediat greke shkruajnë se pengu 31 vjecar u rrembye teksa priste ne nje stacion autobusi pasi udhëtoi nga Shqipëria ne drejtim te vendit fqinj.

Ai ishte ftuar në Greqi nga e dashura e tij e cila i kishte premtuar se i kishte gjetur punë dhe do rrinin së bashku.

Kjo e fundit u arrestua se bashku me 3 shtetas të tjerë në një fshat të Korinthos ndërsa në Tiranë u arrestua edhe një bashkëpunëtor i tyre.

Gjatë bisedave telefonike pengmarresit i kërkonin vëllait të 31 vjecarit të transferonte parate në një llogari në një bankë greke dhe prej 3 ditësh e kanë mbajtur atë të izoluar e madje e kanë dhunuar.

Ata tashme akuzohen për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie dhe heqje të paligjshme të lirisë , ndërsa në bashkëpunim me prokurorine e krimeve të rënda vijnë hetimet per zbardhen e plotë të ngjarjes.