Hiqni dorë nga reçipetat. 5 arsyet pse do të jeni më mirë pa ato.

372

Reçipetat kanë ekzistuar që në Greqinë e lashtë. Sot çdo grua vesh të tilla . Tashmë mund tju vijë si surprizë se qëndrimi pa reçipeta është mjaft i dobishëm. Ja 5 prej arsyeve që ju nuk duhet ti mbani më ato veshur.

Qarkullimi i gjakut përmirësohet. Zakonisht zgjedhim rroba sa më të rehatshme ndërsa reçipetat kanë si logjikë të qëndrojnë sa më të shtrënguara. E gjithë kjo sjell shtrëngim në indet e gjirit duke penguar kështu qarkullimin e gjakut.

Pa to do të flini më mirë. Nuk e keni zakon ti hiqni reçipetat teksa flini? Ky zakon nuk është aspak i shëndetshëm. Hiqini ato që të keni një gjumë sa më të rehatshëm.

Vepron kundër varjes së gjoksit. Nëse vendosni reçipeta ato do të mbajnë gjoksin tuaj lart. Por ju me siguri nuk e dëshironi gjoksi e varur. Kjo do të shmanget në mënyrë natyrale nëse ju hiqni dorë prej reçipetave, pasi muskujt do të veprojnë vetë kundër gravitetit. Muskujt e forcuar do të bëjnë që gjoksi juaj të duket më i plotë.

Gjoksi juaj do forcohet. Profesori Jean Denis Rouillon nga Universiteti Besançon kaloi 15 vjet duke studiuar anatominë e grave. Sipas gjetjeve të tij gjiri i grave që veshin sytjen varet 7mm më shumë në krahasim me ato që nuk veshin. Rezultate të ngjashme u gjetën edhe në studimet japoneze.

Shëndeti i përgjithshëm i gjirit do të përmirësohet. Të mbani sytjenat gjatë gjithë kohës veshur është si të lesh gjoksin tuaj pa marrë frymë. Veshja e tyre mund të ndikojë negativisht dhe në tonalitetin e lëkurës. Mund të ndikojë në krijimin e njollve të errëta në lëkurë.