Zhduket një çift turistë të huaj në malet shqiptare

313

Një çift nga Hungaria ka dhënë alarmin SOS. Ata janë bllokuar në malin e Llogorasë dhe kanë kërkuar ndihmë. Sipas burimeve të policisë, çifti ka dalë për të eksploruar zonat dhe shtigjet e Llogorasë dhe Karaburunit, por kanë humbur në këtë zonë.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë

Sot rreth orës 20:00, jemi njoftuar se në zonën e Karaburunit dyshohet se kanë humbur rrugën një çift hungarezësh.

Automjeti i cili është marrë me qira nga ana e tyre ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura, Vlorë.

Ata janë rreth moshës 35 – 40 vjeç dhe kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet celularit i cili rezulton i fikur më pas.

Janë ngritur grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Policia Kufitare Vlorë nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta.

Po punohet për gjetjen e tyre.