URGJENTE !!! Kush ka informacion, ju lutem njoftoni menjeherë në Polici.

72

Personi në foto është turiste nga Argjentina e cila ka erdhur në Shqiperi me shoqërinë e saj deri në Tiranë.

Më pas kanë patur të programuar një udhëtim turistik në veri të Shqipërisë ku si pikësynim kanë patur vajtjen në pikat turistike Valbonë dhe Theth.

Vajza në foto ka humbur pa lënë gjurmë, pjesa tjetër e grupit pasi kanë vënë re mungesën e saj kanë shkuar në policinë e Tiranës duke bërë denoncim për zhdukjen e saj. Shkruan focus24.info

Ndërkohë kanë provuar të kontaktojnë me të në rrejte sociale dhe telefon, por asnjë përgjigje s’kanë marrë ende.

Po bëhen 24 orë nga zhdukja e saj, turistët kërkojnë ndihmën e çdokujt. Kush mund ta ketë parë të njoftojnë policinë e shtetit në nr 129.