Sot të gjithë çmenden pas saj, ja si dukej Kejvina vite më parë (Foto)

343

Modelja Kejvina Kthella është një ndër vajzat më të komentuara nëpër media dhe është po ashtu shumë aktive në rrjetet sociale ku poston vazhdimisht, duke u dukur çdo ditë e më tërheqëse.

Së fundmi, Kejvina ka kthyer kokën shumë vite pas në të shkuarën, kur ishte fëmijë dhe ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një foto nga ato kohë. Në foton e postuar, gjëja e parë që spikat janë sytë ngjyrë blu. Mini Kejvina shfaqet e buzëqeshur dhe me flokët bjonde, siç jemi mësuar ta shohim gjithmonë modelen. Nëse e krahasojmë me fotot e bëra në ditët e sotme, kuptojmë që është po e njëjta Kejvinë, veçse tani është goxha e rritur.