Nga lufta në shkollë. Këtë vit rregjistrohen në mësim edhe të kthyerit nga Siria.

338

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në muajin shtator, kur bankave shkollore do tu bashkohen edhe fëmijët e riatdhesuar nga Siria në Kosovë. Por për këta fëmijë Ministria e Arsimit në bashkëpunim me organet tjera ka vendosur trajtimin e veçantë të tyre, duke i dërguar me transport në shkolla, e dhënë mësim në klasa të ndarë nga fëmijët e tjerë.

Por, kundër ndarjes së tyre është Qendra e Arsimit të Kosovës të cilët thonë se kjo vetëm sa do ti kontribuoj margjinalizimit të fëmijëve. Nga 74 fëmijë sa janë kthyer, 10 prej tyre i takojnë nivelit të kopshteve, 5 parashkollorë, 25 fillorë dhe 34 nivelit të mesëm të ulët dhe të lartë. Por, deri tani vetëm një pjesë e tyre janë regjistruar në shkolla.

Derisa trajnimi i mësimdhënësve që do të merren me edukimin e tyre, nuk dihet nëse ka nisur ende. Por psikiatrja e fëmijëve, thotë se trajnimi i tyre është i domosdoshëm për ta kuptuar fillimisht fëmijën e riatdhesuar, pasi janë kthyer nga një zonë lufte dhe një pjesë kanë humbur edhe prindërit.

Në mesnatën e 19 prillit, Kosova u bë ndër vendet e para e cila ktheu qytetarët e saj nga zonat e luftës në Siri. Përmes këtij operacioni u kthyen 110 persona, 32 gra, 4 luftëtar dhe 74 fëmijë. Ndërsa pritet kthimi edhe i disa qytetarëve të tjerë.