Makina del nga rruga, humb jetën një 33 vjeçar

329

Një aksident me pasojë vdekjen e një 33 vjeçari është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rural Klos-Dars.

Sipas policisë, shtetasi B.K, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.V, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Xibër, I cili ishte pasagjer në automjet.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.