Ju ka humbur apo ju është dëmtuar patenta? Lehtësohen prodecurat për ta marrë sërish.

352

Në shumë raste pakujdesia bën që dokumenti i qarkullimit të dëmtohet apo të humbë. Tani për të rimarrë një patentë do të ketë më shumë lehtësira.

Drejtor i përgjitshëm i targave dhe patentave, Blendi Gonxhe, njofton se nga 16 shtator, do të ketë procedura më të shpejta. Ai ka sqaruar se përveç rinovimit, qytetari do gëzojë edhe të drejtën për të marrë dublikat pa qenë nevoja për një raport mjeksor apo foto të re dhe me tarifë më të ulët.

Pra nuk do të duhet të paraqitesh tre herë për të marrë patenten dublikat. Si fillimi duhet të dorëzohet denoncimi, më pas prodhohet kartoni dublikat, të cilën mund ta tërheqë edhe ndonjë i afërm me vetëdeklarim. Më tej dorëzohet kartoni i dëmtuar dhe dublikati merret brenda 30 minutash.

Edhe nëse zgjedh rinovimin që kërkon foto të re dhe raprt mjeksor, aplikimi do të bëhet vetëm një herë për humbjen që ka detyrim denoncimin dhe në afatin ligjor prodhohet kartoni i ri. Kush dorëzon kartonin e dëmtuar dhe rinovon, e merr direkt, shkruan Gonxhja