Jonida Maliqi sërish në Eurovision?!

344

Jonida Maliqi përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në Eurovision 2019 me këngën e kënduar në gjuhën shqip, Ktheju Tokës. Pavarësisht se u bënë disa muaj që kur festivali mbaroi, kënga e Jonidës vazhdon të jetë ndër të preferuarat e publikut, ashtu si dhe vetë ajo ndër personazhet më të komentuar.

Ditën e sotme, Jonida ka publikuar një foto në Instastory ku një fans shkruante se sipas votimeve, Jonida dhe Andri Xhahu do të jetë prezantuesit e dy mbrëmjeve gala të gjysmëfinales së ardhshme. Populli e paska bërë zgjedhjen e vet, shkruan Andri krahas fotos. Sigurisht asgjë nuk është ende zyrtare, pasi këto votime janë bërë nga fansat e dyshes, megjithatë kjo nuk është e pamundur, pasi dhe Jonida me Andrin duket se janë dakord me këtë vendim. Këngëtarja shqiptare vodhi zemrën e të gjithë publikut me këngën, vokalin dhe pamjen e saj.