Erë e keqe në pallat, gjendet i pajetë në shtëpi 60 vjeçari

314

Një person u gjet I vdekur në banesën e tij këtë të shtunë në qytetin e Fierit.

Bajram Brataj u gjet I pajete brenda në shtëpinë e tij në katin e trete të një pallati në lagjen “Apolonia”.

Vetëm komshinjte e viktimës lajmëruan policinë pasi kishin pak kohe që dëgjonin një erë të keqe që vinte nga banesa e Bajram Brataj.

Policia mberriti në vendngjarje por u desh edhe ardhja e zjarrëfikësve që ata të hynin nga dritarja pasi dera ishte e mbyllur.

Mendohet se Bajram Brataj 60 vjec kishte disa dite që kishte vdekur në banesën e tij pasi trupi kishte nisur trë dekompozohej.
Ndonëse nuk ka një variant zyrtar, mendohet se viktima mund të ketë vdekur nga shkaqe natyrale ndërsa jetonte vetem në banesë.