6 të plagosur nga shpërthimi i karburantin në superstradë.

347

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një karburanti në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, në Lezhë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se pesë persona po marrin mjekim në urgjencën e Lezhës, ndërsa një person që ndodhet në gjendje kritike për jetën është nisur drejt Tiranës.

Karburanti Eko u përfshi mbrëmjen e sotme nga flakët, ndërkohë që zjarrfikëset dhe policia ndodhen në vendngjarje.