Punësohet asistent i gjuhës shqipe në Universitet, nuk di të shkruajë shqip (FOTO)

421

Ditën e djeshme burime të portalit InfoShqip kanë hasur në një status të postuar nga një person në rrjetin social Facebook.

Personi në fjalë shprehet falemnderues pasi është pranuar në punë si asistent i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Nga statusi në profiling e tij personi që punësohet në degën e Gjuhës dhe letërsisë shqipe shprehet plot gabime drejtshkrimore dhe me një shqipe që të lë për tu dëshiruar.

Personi të cilit i kemi fshehur identitetin, si I diplomuar I gjuhës shqipe në tre fjali ka gabime të panumërta ku si i specializuar I kësaj dege duhet të jetë shembull për një drejtshkrim të saktë të gjuhës.

Në mini tekstin nuk janë përdorur aspak ‘ë’ dhe ‘ç’ ku kjo e fundit ështe zëvendësuar me ‘q’, duke mos lënë pa theksuar edhe gabimet në shqiptim, transmeton InfoShqip.com
Në vazhdim mund të lexoni versionin se si duhet të jetë dhe pastaj postimin e personit në fjalë:

“Sot me datë 21 gusht 2019 edhe zyrtarisht u pranova si asistent në Universitetin e Prishtinës, Dega-Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

Një falemnderim I veçantë shkon për familjen time për përkrahjen e vazhdueshme që më kanë dhënë.
Një falemnderim tjetër shkon edhe për stafin e Univeristetit të Prishtinës.
I juaji … ….