Kapet tmerri i Durrësit, “skifteri” që vodhi 13 banesa

224

Nje 34 vjecar qe ishte kthyer ne tmerrin e familjeve durrsake eshte arrestuar nga forcat e rendit.
Hajduti me iniciale D.T. 34 vjec u ndalua ne kuader te operacionit “Periferia”.

Pas arrestimit te ketij shtetasi jane zbardhur dhe dokumentuar te pakten 13 vjedhje qe ky grabites kishte bere ne Durres dhe ne zonat perreth ketij qyteti.

Policia beri te ditur se grabitesi 34 vjecar hynte nga dritaret kur banoret ishin ne gjume dhe merrte sende me vlere ne banesat ku hynte, kryesisht bizhuteri, para, televizore etj.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale telefona celularë dhe vlera monetare.

Lista e vjedhjeve te zbadhura:

Më datë 04.07.2019, gjatë natës, në lagjen Nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesën në pronësi të shtetasit A.T., ku ka marrë një televizor plazma.

• Më datë 28.07.2019, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetases Z.I.
• Më datë 10.08.2019, në lagjen Nr. 18 Durrës dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit E.M., 20 vjeç, një telefon celular dhe vlera monetare.

• Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit G.V.
• Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetases L.K.
• Më datë 20.08.2019, gjatë natës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.M., banues në lagjen Nr.14/1.

• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në Arapaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe disa bizhuteri banesën e shtetasit N.A.
• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases B.C.

• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe një celular në banesën e shtetasit Z.M.
• Më datë 22.08.2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A. Q. dhe ka marrë disa bizhuteri.

• Më datë 22.08.2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.S. dhe ka marrë dy telefona celularë dhe vlera monetare.