Horoskopi ditor, e premte 23 gusht 2019

306

Dashi
Duhet të përqendroheni dhe investoni maksimalisht në sferën profesionale. Jeta juaj është vazhdimisht në ndryshim dhe kjo gjë ju shkakton jo pak stres.

Demi
Në pjesën e fundit të këtij muaji do të jetoni një situatë shumë ndryshe në raport me atë të fillimit. Tashmë yjet janë në favorin tuaj dhe ju japin një forcë të madhe, gjë që do të shtohet edhe më shumë në javët në vijim. Dielli do të jetë në anën tuaj dhe do të favorizojë negociatat e punës.

Binjakët
Gjatë kësaj fundjave mund të dalin në pah disa tensione. Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe do ju bëjë tejet nervoz, duke iu detyruar që të përballeni me një sërë situatash. Por mos u dorëzoni, pasi nuk do të vonojë kohë kur yjet do të jenë në anën tuaj.

Gaforrja
Ka disa situata të cilat duken si të pamundura për të vazhduar përpara, jo sepse projektet nuk janë të vlefshme, por sepse ambienti që ju rrethon nuk është i duhuri. Duhet të rishikoni kolegët, bashkëpunëtorët dhe ortakët. Në dashuri nuk parashikohen zhvillime të rëndësishme.

Luani
Gjatë kësaj të premteje do të jeni të favorizuar në shumë drejtime. Ju presin fitore dhe kënaqësi të mëdha. Mundohuni që të mos përfshiheni nga euforia, por mbajeni situatën nën kontroll.

Virgjëresha
Kjo e premte do të jetë e mbushur me nervozizëm për shkak të disa problemeve që kërkojnë zgjidhje. Mundohuni që të mos mërziteni, pasi situata do të jetë kalimtare. Në dashuri keni nevojë për disa sqarime.

Peshorja
Ju pret një fundjavë e bukur, e mbushur me rikuperime, sidomos në dashuri. Ndjenjat do të jenë mjaft pozitive. Venusi do të hyjë në shenjën tuaj dhe do ju ndihmojë në sqarimin e disa raporteve. Ndërkohë në punë, ka ende disa probleme që kërkojnë zgjidhje.

Akrepi
Jeni në një fazë rikuperimi në çdo drejtim! Në sferën sentimentale dhe profesionale, Dielli do të hyjë në shenjën tuaj, ku do të keni konfirmime. Kjo gjë do ju shtyjë të bëni një sërë gjërash të mira, pavarësisht se ditëve të fundit keni pasur kundërshti. E vetmja gjë që duhet të keni kujdes, janë shpenzimet e tepërta.

Shigjetari
Gjatë kësaj dite raportet me të tjerët mund të jenë mjaft të komplikuara. Mund të izoloheni, duke vendosur një mur mes jush dhe dikujt tjetër. Kjo gjë do të ndodhë veçanërisht nëse keni humbur interesin ndaj këtij personi dhe do të tërhiqeni nga fjala e dhënë. Një gjë e tillë mund të manifestohet edhe në dashuri.

Bricjapi
Ky është një moment i cili do i çojë gjërat drejt përmirësimit, për dikë më shumë dhe për dikë tjetër më pak. Pjesa e fundit e muajit premton që të bëni diçka më shumë dhe t’iu përkushtoheni projekteve të reja.

Ujori
Gjatë kësaj dite, duhet të mundoheni të përmirësoni konsideratën për veten dhe të fitoni më shumë besim, shkruan noa.al. Bëni kujdes në dashuri, pasi liria e tepërt mund t’iu bëjë dëm.

Peshqit
Ky nuk është momenti më i mirë për ju, as në punë dhe as në dashuri. Gjatë periudhës së fundit keni dhënë shumë nga vetja, por ka ardhur momenti për të pushuar dhe për tu karikuar me energji. Bëni kujdes në dashuri, sidomos nëse jeni të tërhequr nga dy persona.