Puka një destinacion i ri turistik

436

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto sesi ka ndryshuar Puka si rrjedhojë e investimeve të bëra nga qeveria në këtë zonë.

Në një postim në “Facebook”, Rama shprehet se fotot nuk janë 3D por realitet I një destinacioni të ri turistik falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.

“Ky është liqeni në fund të bulevardit të qytetit të vogël të Pukës. Imazhet aktuale që do t’ju pëlqejnë besoj, s’janë 3D po fotografi nga realiteti i një destinacioni të ri turistik, aty ku deri dje, siç mund ta shihni në fotot e para pak kohe, kishte vetëm rrënim, ferra, gropa e plehra e nuk shkelte askush Sot, falë Programit Kombëtar

të Rilindjes Urbane, në atë qytet mes pyjesh e pejsazhesh fantastike, po ndodh një transformim që vit pas viti, do të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj #ShqipëriaqëDuam”