Plumb në kokë 38 vjeçarit në qëndër të Tiranës

309

Një 30 vjeçar u plagos me armë zjarri paraditen e kësaj të enjteje në kryeqytet.


Ngjarja ndodhi rreth orës 11 e 30 minuta në rrugën Myslym Shyri pranë një objekti në rikonstruksion.


Sipas policisë i riu ende nuk është identifikuar ndërkohë që është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


Ndërkohë uniformat blu po punojnë për identifikimin e tij, sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorit.