E rrallë/ Kryeparlamentari i Zelandës së Re ushqen bebin gjatë seancës

299

Parlamenti i Zelandës së Re ftoi të mërkurën në sallë një person special.

Një foshnjë e porsalindur u bë pjesë e debatit në Parlamentin e Zelandës për herë të parë duke pushtuar të gjitha faqet e mediave botërore.

Kryetari parlamentar i vendit Trevor Mallard e mbajti dhe ushqeu djalin një mujor të ligjvënësit Tāmati Coffey ndërsa drejtonte debatin në sallë.

“Normalisht karriget e folësit përdoren vetëm nga ligjëvënësit kryesues por sot një VIP mori karrigen me mua”, ka postuar në Twitter, Mallard, së bashku me një fotografi të tij me shishe duke ushqyer fëmijën, babai i të cilit sapo ishte kthyer nga pushimi i atësisë dhe ishte ulur afër.

Videot tregojnë se Mallard po mbanë fëmijën ndërsa drejtonte debatin. Në një moment, ai paralajmëron një ligjvënës që koha e tij kishte mbaruar, paralajmërim ky i ndjekur nga tingujt e lëshuar prej fëmijës.

Njerëzit në mediat sociale reaguan shpejtë në lidhje me ngjarjen duke lavdëruar Mallard dhe Coffey.

“Faleminderit për normalizimin e njësisë së familjes”

“Ne duhet të shohim më shumë nga kjo. Vendet e punës duhet të përshtaten për të mundësuar këtë sjellje.”

Një përdorues tjetër i Twitter tha: “Zelanda e Re … mund të jesh një vend i vogël, por ke dhënë një mësim të madh për botën!”

Shumë ligjvënës ishin po aq mbështetës. Gareth Hughes, një deputet parlamentar i Partisë së Gjelbër, postoi një fotografi të Mallard duke mbajtur lart fëmijën e duke buzëqeshur fëmijën.

“Bukuroshe të kesh një foshnjë në Shtëpinë, dhe çfarë bukuroshi”, ka postuar në Twitter Hughes.