Çdo biznes me llogari bankare, tetori afati i fundit

378

Me hyrjen ne fuqi te ligjit, qe detyron bizneset te hapin nje llogari bankare, administrata tatimore sqaron tatimpaguesit mbi ketë praktike.

Hapjen e nje llogarie ne emër te biznesit dhe deklarimin e saj ne zyrat e tatimeve duhet ta beje çdo person fizik, i regjistruar ne regjimin e tatimit mbi vlerën e shtuar, personat juridike si dhe çdo organizate jo fitimprurëse.

Sipas sqarimit te tatimeve behet fjale per çdo subjekt qe kryen xhiro mbi 2 milion leke ne vit. Ligji ka hyre ne fuqi ne datën 26 korrik, çka do te thotë se nga kjo date bizneset kane 90 dite kohe te deklarojnë llogarinë ne administratën tatimore.

Përjashtohen nga ky detyrim vetëm personat fizikë, të cilët nuk janë të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar. Kush nuk e hap llogarinë brenda afateve ligji parashikon edhe penalitete. Kjo nisem eshte nje detyrim i Bashkimit Europian.