Bie në kontakt me rrymën elektrike, plagoset 30 vjeçari

314

Një 30 vjeçar ka mbetur I plagosur pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Demokracia” në Tiranë, ku shtetasi V.N. dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar rrjetin e internetit në një shtyllë tensioni, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga lartësia duke marrë dëmtime dhe djegje.

Sipas policisë 30 vjeçarit i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar për në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.