Arti në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur SHQIPTAR, rolin e të cilit e kemi dashur të gjithë! [FOTO]

375

Ka ndërruar jetë sot në moshën 75 vjeçare, aktori Shpëtim Zani, shumë i njohur për rolin e tij të Colit në filmin ‘Debatik’ me regji të Hysen Hakanit.

Aktori njihet për breza të tërë si Coli i filmit “Debatik”, ku Zani, shumë i vogël atëherë kishte rolin kryesor.

Ishte regjisori i mirënjohur Hysen Hakani, ai që e përzgjodhi Zanin në rolin e Colit në vitin 1960, edhe pse siç është zbuluar vitet e fundit, ky rol fillimisht i ishte besuar aktorit të mirënjohur Koço Devole.

Shpëtim Zani nuk u angazhua më në asnjë rol, por gjithësesi tashmë ai do të mbetet i pavdekshëm në panteonin e kinemasë sonë.