Shkarkohet zv/Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve

305

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ervin Hoxha është shkarkuar nga detyra.

Ndonëse zyrtarisht nuk ka pasur një njoftim në lidhje me këtë shkarkim, mësohet se shkak është bërë performance e dobët.

Ky vendim vjen pak javë pas nisjes së aksionit anti-informalitet , fokusuar sidomos në vijën bregdetare.

Në kuadër të këtij aksioni, janë verejtur abuzime edhe nga vetë inspektoret tatimore të cilët favorizonin biznese të ndryshme kundrejt ryshfetit.