Pronari i shtëpisë përleshet me grabitësit, e bëjnë për spital

299

Tre persona kanë tentuar të vjedhin një banesë mengjesin e kësaj të mërkure në Durrës.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:35, në fshatin Pjeshkë.


Tre persona,   njëri prej tyre me armë zjarri kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit F.M. 48 vjeç, por autorët  janë diktuar nga pronari i banesës  dhe  janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin.


Kryefamiljari i shtëpisë F.M., është plagosur në këmbë dyshohet me sende të forta.
Ai ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.