Goditi me grushte dy policët, e pëson keq “i forti”

460

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar një 27-vjeçar në Divjakë, pasi ai ka kundërshtuar punonjësit policorë.

Uniformat blu bënë me dije se E.B duke drejtuar makinën tip “Land Rover” ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me grushte dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, arrestohet në flagrancë autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E.B, 27 vjeç, banues në Divjakë

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e plazhit të Divjakës, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me grushta dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.