E frikshme çfarë hamë, AKU u vë ‘drynin’ 4 bizneseve dhe i gjobit me miliona lekë (FOTO)

332

Paralelisht me aksionin e Anti informalitetit po zhvillohet operacioni i gjerë i kontrollit të subjekteve të tregtimit dhe shërbimit të ushqimeve nga Autoriteti Kombëtar Ushqimor.

Ditën e sotme gjatë kontrolleve rutinë të ushtruara në Lushnje, Fier dhe Durrës u gjobitën me 6.1 milionë lekë dhe u bllokuan 4 biznese. Subjektet në fjalë kishin kryer një sërë shkeljesh si mosdisponim të liçensës së ushtrimit të aktivitetit, mungesë manuali të vetëkontrollit, kushte të papërshtatshme higjeno sanitare.

Njoftimi i AKU. Në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer një sërë kontrollesh për të garantuar sigurinë ushqimore në vend dhe për të siguruar vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik. Nga kontrollet ka rezultuar se disa subjekte ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore:

Subjekti Beruze Zeneli me aktivitet Magazinë ushqimore me shumicë Lushnjë, ushtronte ak tivitetin i papajisur me licencën përkatëse pa sistem gjurmueshmërie, pa planin/manualin e vetkontrollit. U evidentuan një sërë produktesh të cilat tregtoheshin përtej afatit të tyre të përdorimit cajra, koktejl, buding, biskota, amareta, akullore si dhe produkte të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 2,000,000 lekë mos disponim licence për ushtrim aktiviteti, Gjobë 300,000 lekë tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi.

Gjobë 100,000 lekë mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),Gjobë 100,000 lekë mungesë e planit manualit të vetkontrollit, Gjobë 100,000 lekë etiketim në kundërshtim me ligjin, Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Subjekti Dorjan Gjika me aktivitet Restorant Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse si dhe pa planin manualin e vetkontrollit. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme. Gjobë 1,400,000 lekë mos disponim licence për ushtrim aktiviteti, Gjobë 100,000 lekë mungesë e planit manualit të vetkontrollit, Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Subjekti Artur Bocova me aktivitet Restorant Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse si dhe pa planin manualin e vetkontrollit. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme. Gjobë 1,400,000 lekë mos disponim licence për ushtrim aktivitet Gjobë 100,000 lekë mungesë e planit manualit të vetkontrollit Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Subjekti Shpëtim Turku me aktivitet Restorant, produkte mikse Durrës, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno sanitare në mure dhe tavane kishte prezencë lagështire e myku, frigoriferët dhe dritarja kishin prezencë ndryshku, pa sistem gjurmueshmërie dhe pa planin manualin e vetkontrollit.Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme Gjobë 300,000 lekë kushte të papërshtatshme higjeno sanitare, Gjobë 100,000 lekë mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë Gjobë 100,000 lekë mungesë të planit manualit të vetkontrollit si dhe Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore duke mbrojtur shëndetin dhe interesin e konsumatorëve si dhe duke siguruar kështu vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik veror.