Bllokohet 550 tonë naftë e keqe në Ballsh, Balluku: Luftë informalitetit

114

Nuk është më risi që në vëndin tonë tregtohet karburant jashtë standartit.

Vetëm në rafinerinë e Ballshit janë bllokuar 550 ton naftë karburantë sasi e gatshme për tu hedhur në treg për shitje, e cila nuk plotësonte parametrat e cilësisë.

Sasia e bllokuara do të përpunohet sërish dhe me pas do të hidhet në treg për konsum.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe Kryeinspektori i ISHTI-t, Admir Abrija inspektuan masat e marra nga ana e grupeve të Inspektoratit sa i takon sasisë së karburantit të bllokuar në rafinerinë e Ballshit.

Sipas saj nuk do të tolerohen më abuzueist në këtë sektor.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial po kryen kontrolle të befasishme në të gjitha subjektet, qofshin këto naftënxjerrëse, përpunuese apo dhe tregtuese në të gjithë territorin e Shqipërisë. Nuk kemi lënë asgjë për në shtator, ne nuk kemi humbur asnjë ditë por jemi çdo ditë duke punuar dhe duke analizuar të gjithë cilësinë në treg, duke krijuar edhe raste shembuj për të qenë të gjithë të qartë që nga kjo luftë kundër informalitetit nuk do të shpëtojë asnjë subjekt”, u shpreh Balluku.

Sipas ministres, kontrollet për cilësinë e karburantit do të kryen nëpërmjet laboratorëve të lëvizshëm.

Ne do të vazhdojmë më tej, kemi laboratorin tonë i cili është një laborator i lëvizshëm dhe arrijmë të nxjerrim analiza të sakta rreth 30 minuta deri në një orë për të gjitha subjektet të cilat do kontrollohen në terren, gjë që është bërë sot dhe këtu, ndërkohë kur kërkohet analizë më e thelluar mostrat shkojnë në Tiranë për t’u parë dhe për t’u analizuar më tej por me laboratorin modern që ISHTI ka në dispozicion kjo është e mundur për t’u bërë brenda një ore në çdo pikë të Shqipërisë dhe ne kështu do vazhdojmë, theksoi Balluku.