Vrojtuesi bregdetar rikthen në jetë pushuesin 15 vjeçar.

341

Ndërhyrja në kohë e një vrojtuesi sot në Plazhin e Velipojës, i ka shpëtuar jetën një 15-vjeçari që rrezikoi të mbytej. Rodens Lesha i ka dhënë ndihmën e parë pushuesit 15 vjeçar me inicialet E.H, i cili u nxorr nga deti në gjendje mjaft të rëndë.

Përmes frymëmarrjes artificiale, të riut i janë rikthyer shenjat e jetës, dhe me transportimin drejt qendrës shëndetësore, ai tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Rodensi i ka dhënë ndihmën e parë duke e rianimuar dhe më pas, pasi ka arritur ti kthejë shenjat e jetës e ka transportuar të riun pa humbur kohë drejt Qendrës Ambulatore më të afërt. Falë Zotit dhe ndërhyrjes së menjëhershme të Rodensit djali 15 vjeçar është nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, shkruan në rrjetet sociale Federata Shqiptare Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë.