Multimilioner në Spanjë: Ja kush është spanjolli i sulmuar në jug

334

Spanjolli i sulmuar në jug të Shqipërisë është një nga njerëzit më të pasur në vendin e tij. Kështu shkruajnë me dhjetëra media spanjolle.

El Mundo” thotë se ish-presidenti i kompanisë ONO, Eugenio Galdon, është një prej njerëzve më të pasur në vend. Mendohet se pasuria e tij shkon deri në 310 milionë euro.

Gazeta El Confidencial shkruan se biznesmeni, i lindur në vitin 1950 në Kartagjenë, duhet të harrojë pushimet e këtij viti. Pronari i disa grupimeve mediatike, u sulmua barbarisht teksa ishte me familjen në bregdetin shqiptar, raporton gazeta.

Galdón, së bashku me katër anëtarët e tjerë të familjes së tij dhe dy udhëzues vendas, lanë jahtin e tyre në Porto Palermo, një gadishull në jug të Shqipërisë, i lagur nga deti Adriatik. Ata shkuan në restorantin Panorama, një vend që pretendon të ketë ushqimin më të mirë mesdhetar në bregdet.

Sipas gazetës, burime pranë Galdon, thonë se shërbimi në restorantin Panorama, ishte vonuar më shumë se lejohet dhe familja e tij vendosi të shkonte të hante diku tjetër.

Gazeta thotë se kjo provokoi sulmin e menaxherit të restorantit, Mihal Kokëdhima.

Familja hipi në makinë dhe në këtë moment, Kokëdhima, krejt jashtë kontrollit, kërceu mbi kofanon e Fordit me të cilin po lëvizte Galdon.

Se çfarë ndodhi më tej, shiheni në video sepse nuk ka fjalë për ta shpjeguar citon El Confidencial.