Furgoni përplas motorin, humb jetën 19 vjeçari shqiptar në Itali

307

Një i ri shqiptar ka humbur jetën këtë të hënë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Valverde di Cesenatico në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se 19 vjeçari humbi, pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas me një furgon.

Sipas hetimeve paraprake, furgoni i drejtuar nga një 37 vjeçar italian i preu rrugën motorit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të riut.

Fatkeqësisht përplasja ka qenë fatale dhe i riu nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra.

Gjithashtu mediat e shtetit fqinj shkruajnë se djali ka punuar si ndihmës kuzhinier në një restorant në Pinarella.