Çifti i famshëm i jep fund lidhjes 6 vjeçare.

381

Furishëm orët e fundit në mediat e huaja po qarkullon lajmi se romanca mes Katie Holmes dhe Jamie Foxx ka marrë fund. E!News ka konfirmuar se ylli i Dawsons Creek dhe fituesi i Oscar kanë zgjedhur të marrin drejtime të ndryshme.

Lajmi i ndarjes erdhi vetëm disa ditë pasi Jamie u fotografua duke dalë nga një club në Hollywood, i kapur për dore me këngëtaren e re Sela Vave. Dyshja u panë të dilnin nga klubi rreth orës 02:00 pas mesnate, ndërsa dukeshin se mes tyre kishte diçka më shumë se miqësi.

Vetëm pak muaj më parë në Met Gala 2019, 40 vjeçarja Holmes dhe 51 vjeçari Foxx teksa bënë parakalimin në tapetin e kuq, dukeshin se marrëdhëdhënia e tyre vijonte të ishte e fortë. Spekulimet që kanë nisur këto ditë për një aferë dashurie mes Jamie dhe artistes 20 vjeçare Sela, zëdhënësit e aktorit i kanë hedhur poshtë.