Pas fjalëve për ndarje, reagojnë Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha.

683

Mjaftoi një foto në Instagram e Armina Mevlanit për të ngritur dyshime se bloggerja i kishte dhënë fund marrëdhënies së saj me Shkëlzen Berishën. Armina kishte postuar në Instastory foton e një bluze në të cilën shkruhej Unë. E vështirë për tu gjetur. E vështirë për tu harruar dhe menjëherë u përhapën fjalë për ndarje.

Bloggerja dhe partneri i saj nuk i kanë pritur mirë të tilla lajme, ndaj kanë vendosur të reagojnë menjëherë. Ata kanë publikuar në profilet e tyre në rrjete sociale foto përkrah njëri tjetrit, në të cilat duken të dashuruar dhe të lumtur si çdo herë tjetër. Për dashamirësit, ka shkruar Shkëlzeni me ironi në një foto me Arminën, e cila është shkëputur nga pushimet e tyre të përbashkëta.

Ata të dy jo vetëm që nuk janë ndarë, por për më tepër lidhja e tyre forcohet akoma dhe më shumë me kalimin e viteve. Madje së fundmi e ftuar në emisionin Pushime On Top Mevlani tha se po vazhdon të merret me përgatitjet e dasmës së saj dhe të Shkëlzenit, por ende nuk e kanë përcaktuar datën, pasi duan të përzgjedhin një herë vendin.