Eni Çobani shpreh gjithë krenarinë: Ky është fat jo zgjedhje.

323

Eni Çobani është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga përditshmëria apo jeta personale. Së fundmi juristja e njohur ka publikuar në Instagram një foto të rrallë të prindërve të saj nga dita e tyre e martesës. Në fotografi ata duken shumë të rinj dhe siç duket Eni ka marrë prej të dyve një pjesë të tipareve. Tashmë që është nënë vetë dhe grua, Eni e shpreh hapur krenarinë e mirënjohjen për ta. Në foton e publikuar juristja e njohur ka shkruar. Dy të bukurit e mi. Këtu fillon dhe ajo çfarë je kur ke paraardhës të tillë. Ky është fat jo zgjedhje.

Eni flet shpeshherë për prindërit e saj, pasi prej 4 vitesh ndjen mungesën e të atit të ndjerë. Babai i juristes ka qenë shumë i njohur, pasi ka dhënë një kontribut të shquar në shkencën bujqësore dhe gjatë jetës së tij është nderuar me tituj të shumtë si Urdhri i Punës i Klasit të I, apo Mjeshtër i Madh i Punës.