Trafikoi Lamborghinin nga Gjermania, pranga 38 vjeçarit

344

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 38 vjeçar banues në Shtutgart të Gjermanisë, pasi ka trafikuar një automjet tip “Lamborghini Huracán”, e denoncuar e vjedhur në shtetin gjerman.

Ndalimi i 38 vjeçarit M.D. është bërë në kuadër të operacionit “LUXURY CARS”.

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim për të njëjtat vepra penale, shtetasin B.M., 43 vjeç, banues në Gjermani bashkëpunëtor.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë bashkëpunuar për kryerjen e vjedhjes së automjetit luksoz në Gjermani me qëllim shitjen e tij në Shqipëri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Lamborghini Huracán”, i cili ka një vlerë monetare rreth 250.000 euro.