Pse Milaim Zeka mban në shtëpi fotografinë e Enver Hoxhës dhe Sali Berishës?!

366

Milaim Zeka njihet si një nga deputetët më të hapur dhe më të drejtpërdrejtë në Kosovë. Ai pothuajse në çdo emision shpalos diçka të re nga jeta e tij. Së fundmi Zeka ka qenë mysafir në emisionin N’Konak që transmetohet në RTV Dukagjini. E veçanta e këtij emisioni është se është realizuar në banesën e deputetit Zeka. Aty kanë rënë në sy shumë detaje nga enterieri i banesës së çiftit Zeka

Një detaj që ka rënë në sy është se Zeka në kuzhinën e tij mban dy gota me fotografitë e dy ish-kryeministrave shqiptarë, atë të Enver Hoxhës dhe Sali Berishës. E arsyeja për këtë, siç ka thënë Zeka është fakti se ka dëshirë që afër vetes të mbaj fotot e atyre nga të cilët është dëshpëruar.

Ndër të tjera, Zeka ka paralajmëruar se në të ardhmen aty do të jenë edhe fotografitë e politikanëve kosovarë, presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Nismës, Fatmir Limaj. Kujtojmë se Zeka, muaj më parë u largua nga partia e Fatmir Limajt duke themeluar partinë e tij, Partinë Euroatlantike të Kosovës.