Këto foto nuk duhet ti postoni asnjëherë në rrjetet sociale.

349

Është shumë e rëndësishme të keni kujdes se çfarë postoni. Këto kurthe të postimeve mund të rrezikojnë punën tuaj, marrëdhëniet tuaja dhe identitetin tuaj. Bileta udhëtimi. Mburrja online rreth udhëtimit tuaj të ardhshëm mund të duket e padëmshme, por bërja e një fotoje të biletës tuaj të udhëtimit me të dhënat tuaja është përfundimisht e rrezikshme. Sigurisht, shokët tuaj tashmë e njohin emrin tuaj dhe mund ta dinë edhe destinacionin tuaj, por sipas Brian Krebs, i specializuar në tregimet hetimore dhe sigurinë kompjuterike, të dhënat e tjera tuajat personale janë në rrezik.

Të dhënat tuaja si pasagjer mund të rrezikohen me një postim social. Me pak dinakëri, hakerët mund të aksesojnë në numrin e telefonit, datën e lindjes, dhe madje edhe të dhënat e pasaportës. Bazuar në numrin tuaj të rezervimit, hakeret mund të zbulojnë edhe kur largoheni dhe ktheheni. Të diturit se askush nuk është në shtëpi mund të tërheqë vjedhësit që të thyejnë shtëpinë ndërsa jeni larg.

Paratë. Postimi i fotove të kartave e kreditit dhe tufave me para është vetëm një motiv për të kërkuar probleme. Përveçse të treguarit se nuk keni aspak shije dhe maturi, duke bërë kështu, rritni shanset për tju plaçkitur. Gjithashtu shmangni plotësisht fotot ose shprepjet që japin informacion financiar siç është emri i bankës suaj.

Bileta lotarie të fituara. Nëse jeni me fat sa të kapni një biletë lotarie, tregohuni të zgjuar që të mos mburreni. Ndarja me të tjerët e biletave të basteve nuk është ndonjë përgjegjësi e madhe kur bëhet fjalë për shuma të vogla, por, nëse ata duan ta provojnë shansin edhe me ju, kriminelët mund të duplikojnë barcode të skanueshëm dhe të vjedhin fitimet tuaja.

Çertifikatë lindje. Postimi i informacioneve identifikuese në imediat sociale është e barabartë me humbjen e identitetit ose dhënien e tij. Ndërsa një fotografi e certifikatës së lindjes të foshnjës suaj mund të duket si një lajmërim i ngrohtë nga zemra për një ndryshim të madh që ka ndodhur në jetën tuaj, ai mund ta vendosë fëmijën tuaj në rrezik ndaj vjedhësve të identitetit.

Sipas ekspertëve, duke lejuar që ky dokument qeveritar të bjerë në duart e një të huaji mund të sjellë dëmtime të përhershme. Çertifikata e lindjes konsiderohet dokumenti themelor i identifikimit dhe ju siguron një kartë të re të sigurimeve shoqërore, pasaportë dhe patentë shoferi.

Puna që nuk është me të drejtë autori. Ju mund të jeni krenar për shkrimin dhe punimin tuaj, por duke postuar një pjesë të shkurtër të materialit që keni shkruar para se ta botoni, nuk është ideja më e mirë veçanërisht nëse kërkoni ta dorëzoni në një revistë ose të merrni pjesë në një konkurs. Edhe nëse shkrimi juaj ka vetëm vlerë sentimentale dhe nuk është saktësisht një Pulitzer denjë për ta postuar online, edhe kjo është e lehtë për njerëzit që të kopjojnë dhe më pas të pretendojnë të drejta mbi shkrimin tuaj.

Fëmijët të cilët nuk janë tuajët. Postimi i fotove të fytyrave të qeshura të fëmijëve mund të duket mjaft i pafajshëm, por është mirë të mendoni dy herë përpara se ti postoni. Sipas ekspertëve, ligjet për fotografinë dhe videot e fëmijëve po ndryshojnë në të gjithë botën. Bëni kujdes edhe me fotot e fëmijëve tuaj. Po ashtu ka rregulla në lidhje me dërgimin e informacioneve identifikuese duke përfshirë shkollën e fëmijës, emrin e plotë ose vendlindjen.