Flet për herë të parë pronari i restorantit në Porto Palermo që sulmoi turistët, dëshmia.

381

Nuk ka pranuar ti ketë sulmuar turistët spanjollë. Mihal Kokëdhima ka deklaruar në seancën gjyqësore për masë sigurie, se vetëm donte t’i ndalonte ata, por është ndjerë i rrezikuar pasi ata kanë dashur ta shtypin, dhe për këtë arsye, sipas 51 vjeçarit ai është detyruar të hidhet mbi furgon.

Nuk kam bërë asnjë gjë ti sulmoja ata. U mundova ti ndaloja. Ata nisën makinën dhe desh më shtypën. Ju luta gjithë rrugës të ndalonin, por ata nuk ndaluan. Kur ndaluan zbrita nga makina dhe shkova vetë lajmërova policinë dhe shkova në polici.

Më morën zvarrë me makinë. Çështë kjo punë, nuk kam prekur njeri me dorë. Ku janë faktet që i preka me dorë? Më rrëzuan në Qeparo nga makina. Si ka mundësi, unë nuk e theva xhamin për ti dëmtuar, por për tu mbajtur. Unë u mora targën, telefonova policinë. Ata futën marshin të më shtypnin dhe unë u hodha në kroskot. Kam dy fëmijë në shkollë në Gjermani. Ne vetëm dy muaj punojmë. Më lini të punoj, tha Kokëdhima teksa u dakordësua me kërkesën e avokatit për tu hetuar në liri me garanci pasurore.