Për sa kohë duhet ti ruani në frigorifer ushqimet që ju kanë tepruar?

408
Woman taking container with frozen corn from refrigerator.; Shutterstock ID 1154258860; Purchase Order: 9013161302; Job: refrigerator temperature guide; Client/Licensee: Home Depot; Other: had to switch one image out because of product in image

Ushqimet e ndenjura mund të jenë të rrezikshme për trupin pasi shkaktojnë një sërë sëmundjesh anësore. Duke filluar që nga helmimi, diarre apo dhimbjet e stomakut.Për të evituar të gjithë këto efekte aspak të këndshme, këshillohet të jini të kujdesshëm me ushqimet tuaja.

Ekspertët e sigurisë ushqimore rekomandojnë disa mënyra se si mund ti mbani të sigurta gjellët e mbetura në frigoriferin tuaj. Fillimisht sigurohuni të mos i mbushni shumë enët hermetike apo pjatat që do të përdorni për konservimin. Në këtë mënyrë nuk do të formohen baktere shumë në gjellët apo gatimet e ndryshme që keni përgatitur.

Vendosini gjellët për ti ruajtur në frigorifer jo më shumë se dy orë pasi ti keni gatuar ato. Ruajini në tasa apo enë hermetike të mbyllura jo më shumë se 4 ditë. Kini parasysh që temperatura e frigoriferit duhet të jetë gjithnjë sa më e freskët, për të mbajtur lag formimin e baktereve në këto ushqime. Rekomandohet temperature 4 gradë ose konservimi në ngrirje në enë hermetike.

Jo Të Gjithë Ushqimet Konservohen. Nëse do të konservoni mish, kujdesuni ta prisni atë në copëza apo në fije të holla. E më pas ta ruani në tasa apo enë hermetike. Për ushqimet e lëngshme si supa apo gjellët e ndryshme pasi ti keni vendosur në enë hermetike mund ti konsumoni deri në dy ditë. Sallatat me vaj uthull apo limon brenda, është mirë që të mos konsumohen më pasi kanë kaluar 4 orë.

Pasi shija jo vetëm do të ndryshojë, por ka rrezik që të shtohen bakteret. Ndërsa për ëmbëlsirat nëse përmbajnë qumësht dhe vezë kujdesuni ti vendosni në frigorifer jo më shumë se dy orë pasi ti keni nxjerrë nga furra. Mos i konsumoni pasi të kenë kaluar katër ditë pasi veza dhe qumështi mund të jenë prishur. Gjithsesi për të parandaluar tërësisht rrezikun ekspertët thonë se nuk duhet ti ruani dhe konsumoni ushqimet pasi kanë kaluar 4 ditë nga periudha e gatimit.