Kapet 23 vjeçari që i vuri tritolin parukerisë

290

Policia e Krujës zbardh ngjarjen e ndodhur mesnatën mes të enjtes dhe të premtes në Nikel të Krujës ku iu vendos lëndë plasëse një parukerije.


Për këtë ngjarje uniformat blu kanë arrestuar shtetasin L.C. 23 vjeç, banues në Nikel.
Ai dyshohet se në biznesin (parukieri) të shtetases R.Sh. ka vënë një sasi lëndë plasëse e llojit tritol, ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.


23 vjecari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv dhe Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.