Gjermania, ëndrra e ballkanasve, mijëra punëkërkues për punë të ndryshme

339

Ekonomia gjermane ka rezultuar një mbështetje kryesore për punëkërkuesit ballkanikë.

Nga fillimi i këtij viti janë regjistruar 100.000 persona që punojnë në punë të thjeshta, dhe afërsisht 60.000 të tjerë në punë të tjera të kualifikuara, që në Gjermani kanë si kusht formimin profesional.

Në një intervistë për DV, eksperti gjerman për emigracionin Vido Geis-Thöne sqaron se numri i personave që qëndrojnë në zonën gri apo të zezë të punësimit është shumë i vështirë për t’u llogaritur.

WIDO GEIS-THÖNE

SPECIALIST PER MIGRACIONIN DHE REFUGJATET

Shumë prej tyre janë të punësuar në sektorin e ndërtimit, një numër i madh punon edhe në gastronomi, një numër jo i vogël punon në shërbime të tjera, si pastrimi, por edhe në sektorin e shëndetësisë ka një numër më të madh se punëtorët nga vendet e tjera.

Eksperti gjerman shprehet se niveli i rrogave në Gjermani është shumë më i lartë krahasuar me të ardhurat në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor prandaj është një eksperiencë që ia vlen ndërsa sa i takon largimit të forcës puntore nga rajoni, ai thotë se BE ka një strategji edhe për këtë.

Në fund të fundit ajo që mund t’i ndihmone këto vende është afrimi i ngadaltë me BE, kështu që ato të mund të përfitojnë nga tregu i brendshëm i BE-së, që të përfitojnë më vonë edhe nga subvencionet rajonale, pra rruga në BE mund të ndihmojë.

Vitet e fundit numri I shqiptareve qe kanë zgjedhur te emigrojne ne gjermani ka njohur vetem rritje, duke krijuar boshlleqe ne tregun e punes ne Shqiperi, sidomos ne sektorin e shendetesise.